Lajme

Aksident në Librazhd/ Makina përmbyset në mes të rrugës, thyen krahun shoferi, shpëtojnë nëna dhe foshnja 1 vjeç

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të diel në aksin Librazhd-Prrenjas.

Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, pranë fshatit Pishkash.

Siç shihet edhe nga foto, makina është rrokullisur në rrugë, ndërkohë që brenda mjetit ndodhej një grua dhe fëmija i saj një vjeç.

Fatmirësisht nëna dhe fëmija nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa drejtuesi i mjetit ka thyer krahun.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet proceduriale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close