Lajme

Aksident në Llogara, “Audi” përplaset me “Mitsubishi-n” dhe shkaktojnë radhë kilometrike (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në aksin që lidh Vlorën me bregdetin e Jugut, pranë Llogarasë.

Përplasja e dy automjeteve ka paralizuar trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e Jugut. Radha e automjeteve në pritje ka qenë kilometrike në të dy kahet e rrugës.

Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close