Lajme

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin, shoferi dërgohet në spital (Video)

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Burime për Vlora News bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në zonën e “Lungomares”. shoferi i makinës përplasi motorin duke plagosur drejtuesin, i cili është dërguar në spital për ndihmë. Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: