Lajme

Aksident në Maliq, makina e policisë përplas të moshuarin, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident është regjistruar sot në Maliq ku mjeti i policisë kufitare ka përplasur një të moshuar. Sipas burimeve polici me iniciale S.N duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar 78-vjeçarin Dylber Dervishi, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI Maliq/Informacion paraprak Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: