Lajme

Aksident në Maliq/ Përplaset drejtuesi i motomjetit, dërgohet për mjekim në spital

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. Z., është përplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin Sh. Gj., rreth 73 vjeç, banues në Leminot.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin I. Z., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close