Categories Lajme

Aksident në Malishevë të Kosovës, goditet për vdekje me makinë vogëlushi 4-vjeçar

Një fëmijë katërvjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Carrallukë. Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë, rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë.

“I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë ne vendin e ngjarjes. Për veprime tjera do te njoftoheni me kohë”, njoftoi Gjurkaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME