Lajme

Aksident në një kantier ndërtimi në Dhërmi, 45-vjeçari dëmtohet nga vinçi, dhe dy aksidente të tjera gjatë pasdites

Vlorë/Informacione paraprake Sot, rreth orës 17:45, në bypass, në afërsi të fshatit Qishbardhë, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin R. B., 61 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. B., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 17:30, në rrugën “Sokrat Leka”, Vlorë, shtetasi E. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. D, dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe A. H., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot, në spitalin e Vlorës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi 44-vjeçari Elton Sinanaj , rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet vinç, në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë.

Ky shtetas, më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close