Lajme

Aksident në Peqin, humb jetën një punonjës policie, gjashtë të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip “Ford”. Mësohet se v iktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.

Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar. Ndërsa v iktima është Ardjan Xhaja, polic i burgut të Peqinit.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident.

Njoftimi i policisë Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”. Grupi h etimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit. Fotoilustruese

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: