Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, shtetasin me inicialet A.D., 54 vjec, e për pasojë ky i fundit është pl agosur rëndë, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në reanimacion. Drejtuesi i mjetit sipas policisë është shoqëruar në komisariat ndërkohë që po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISE Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.