Lajme

Aksident në rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë” në fshatin Bastar Murrizë

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrizë.

Aksidenti ndodhi paraditen e kësaj të hëne teksa dy mjetet po qarkullonin në këtë segment rrugor. Për shkak të rrugës së ngushtë automjetet tip fuoristradë u përplasën me njëra – tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit u krijua një varg i gjatë automjetesh të cilat lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Bajpasi i rrugës së Arbrit mbetet segmenti më i vështirë i kësaj rruge pasi ishte llogaritur që të përdorej përkohësisht, por që në fakt ka afro 1 vit e gjysmë që të gjithë ata që përdorin rrugën e Arbrit drejt Tiranës dhe anasjelltas, ta kenë alternativë të vetme.

Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në Nëntor të vitit 2021 me një ceremoni të madhe, por që në fakt ende nuk ka mbaruar dhe se me vendim qeverie është shtyrë afati i kontratës deri në muajin Shtator të këtij viti.

Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetra aksidente e të paktën 10 viktima.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close