Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Gjirit të Lalzit. Shoferi i kamionit ka humbur kontrollin dhe për pasojë, mjeti është kthyer në një anë në cep të rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë banorë të zonës për ti dhënë ndihmën e parë shoferit. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur dëme në njerëz.
Edhe policia ka arritur mënjeherë në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po kryen hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes.