Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, makina me targa të Kosovës përplas disa automjete, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve. Një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete, ndërsa raportohet për një të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Njësia e policisë së autostradës ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë aksident.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close