Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Rrugës së Kombit, në Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa dy personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit.
Njëri prej tyre bëhet me dije se ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.