Lajme

Aksident në Tepelenë – Gjirokastër, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Një automjet tip “Golf” me targë “AA833RM” ka dalë nga rruga e për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja janë lënduar.

Bëhet fjalë për Ledjo Gjoni dhe Dhimitrula Sulejmani, me banim në Sarandë.

Dy personat në fjalë janë shoqëruar menjëherë për në spital, nga ku është mësuar se gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close