Lajme

Aksident në Thumanë, makina përplaset me trafik ndarësen, plagoset i riu

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: