Lajme

Aksident në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko”, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes janë p lagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: