
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 11.06.2022, në rrugën “Gjergj Arianti”, Vlorë, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Touareg”, me drejtues shtetasin R. J., automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K. Xh., dhe motomjeti me drejtues shtetasin Ll. M. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.