
Një aksident ka ndodhur në Vranisht të Vlorës. Automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar trafik dhe ndihmën e policisë për të rregulluar qarkullimin.
Në makinë ka qenë vetëm shoferi i cili është marrë nga ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa nga pamjet shihet që moti nuk është i mirë.