Categories Lajme

Aksident te ’21 Dhjetori’ që i mori jetën punonjësit të policisë, reagon Ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të policit të burgjeve, Luan Cenollarit i cili humbi jetën në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’.

Me një postim në Facebook, Manja i shpreh ngushëllime familjes së policit, ndërsa në lidhje me faktin se ai punonte edhe si taksist për të përballuar kostot e jetesës, ministri shprehet se e di situatën dhe se po punon që të ndryshojë.

Postimi i plotë i Manjës: Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Luan Cenollarit, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve, në një aksident automobilistik. Prej së paku 16 vitesh në detyrë, Luani, 57 vjeç, la pas dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç, si dhe bashkëshorten.

Jam përkrah tyre në këtë dhimbje dhe do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar sadopak! Jam përkrah edhe kolegëve të tij! E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cenollari!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME