Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” rreth orës 08:00 mëngjesin e kësaj të premteje, ku mjeti me drejtues B.Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe.
E aksidentuara u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje serioze për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa ka ndaluar përkohësisht drejtuesin e mjetit me inicialet B.Q.