
Dy të rinj nga Vlora janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e kësaj të enjteje dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet me dije se ata janë Emiljano Dulaj dhe Altin Sinademi.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Fusha e Druve” dhe dy të rinjtë janë dërguar me autoambulancë në spital. 28 vjeçari Dulaj dhe 33 vjeçari Sinademi, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Vlorës dhe nuk është marrë vendimi për dërgimin e tyre në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë dokumentimin e saj, për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.