Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Te kripa” në afërsi të qytetit të Vlorës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al, një makinë e tipit “Ford focus” me targa VL 7156 C, ka dalë jashtë rruge duke bërë që një person të plagoset rëndë.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e saj.