Lajme

Aksident tragjik në aksin Korçë–Pogradec

Ka qenë fatale përplasja e një makine me një motomjet pasditen e së martës në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Nga përplasja mësohet se ka mbetur viktimë drejtuesi i motorit. Është e paqartë dinamika e këtij aksidenti me pasoja tragjike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,” njofton policia.

FOTO NGA VENDNGJARJA

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close