Lajme

Aksident tragjik në Itali , gruaja përplas për vdekje vajzën e saj 7-vjeçare

Dramë në Casalnuovo, në provincën e Napolit në Itali. Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga makina e drejtuar nga nëna e saj.

Vajza e vogël ka ndërruar jetë menjëherë.

Gruaja, e hipur në një Audi A3, duke u kthyer mbrapsht, humbi kontrollin e makinës, duke përplasur vogëlushen dhe një të njohuren e saj. Kjo e fundit shpëtoi pa dëmtime.

Fillimisht u përfol për një makinë pirate. Karabinierët po verifikojnë pse disa dëshmitarë raportuan këtë version.

Hipoteza është se ata u përpoqën të mbronin gruan.

Trupi dhe automjeti u sekuestruan me urdhër të magjistraturës së Nolës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close