Lajme

Aksident tragjik në Malësinë e Madhe, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Koplikut në Malësi të Madhe. Një 32-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz”, pa përplasur për vdekje një officer policie. Mësohet se i riu me iniciale E.Z. po udhëtonte në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin Jakup Reka. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje

Shkodër/ Informacion paraprak Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close