Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Mësohet se makina tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi, shtetasi R.H 33-vjeç.
Infomacionet e para kanë treguar se është plagosur pasagjeri, shtetasi E.!, 29-vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gostimë-Mollas, në fshatin Lumas.
Nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes, duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.