Lajme

Aksident tragjik në rrugën e Kombit/ Makina bie në humnerë, humb jetën 25-vjeçari, plagoset rëndë pasagjeri

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 25-vjeçari në Rrugën e Kombit, ndërsa i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar.

Mësohet se rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin A. Rr., 25 vjeç  dhe Xh. L., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit  A. Rr., 25 vjeç  dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close