Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme (25 shtator) në autostradën Tiranë-Durrës. Policia informon se në aksident janë përfshirë 5 mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 dhe mësohet se nga përplasja ka mbetur e lënduar shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme