Lajme

Aksidenti i trefishtë në Lezhë, kush janë të plagosurit, policia zbardh detaje (EMRAT)

Zbardhen detaje nga aksidenti i trefishtë i ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit mjet, shtetasi Osvaldo Biba, dhe pasagjeri Elton Marku, që ndodhej në mjetin e drejtuar nga Artan Bardhi.

Ndërkohë, mjeti i tretë i përfshirë në aksident drejtohej nga shtetasi Kristian Makaj.

Lezhë / Informacion paraprak, Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales”, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.

Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close