
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që u shënua pak më parë te Ura e Tajvanit, ku një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Policia njofton se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.
“Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë” njofton policia.