Lajme

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, reagon Meta: Trishtim i thellë, dhimbje e madhe

Pas kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta për tragjedinë në Kroaci, ku autobusi me shqiptarë nga Kosova doli nga rruga dhe 9 pasagjerë me njërin prej shoferëve ndërruan jetë. “Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e vi ktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit” shkruan Ilir Meta.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Ministri i Brendshëm i Kosovës po niset për në Kroaci, në vendin ku u regjistrua aksidenti fatal, po ashtu edhe ambasadori në Zagreb.

Bilanci i aksidentit tragjik; 10 persona të vdekur, mbi 40 të plagosur.  Në mesin e të v dekurve, nëntë udhëtarë, një shofer,  Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë Në mesin e udhëtarëve ka pasur edhe fëmijë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: