Lajme

Aksidenti me pasojë vdekjen në Dibër, makina rrëshqiti prej akullit dhe doli nga rruga, pamjet

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”. Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku automjeti tip ‘Volksëagen Pasat’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Edison Hamzaj, si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prezenca e akullit në rrugë. Shikoni pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes:

Gjithashtu si pasojë e shtresës së akullit në rrugë, një makinë “Fuoristradë” dhe një tjetër “Suzuki” kanë dalë nga rruga. Aksidenti i dytë:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: