Lajme

Aksidenti me vdekje në Fier, policia jep detajet

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, ku sipas policisë, një automjet tip “Audi” ka përplasur një motoçikletë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close