
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku fatkeqësisht ka humbur jetën një shqiptar. Siaps mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.
20-vjeçari shqiptar Griseld Topi banues në Noicattaro po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fortë automjeti në të cilin udhëtonte shqiptari ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën 20-vjeçari.
Menjëherë në vendin en gjarjes shkuan forcat e ekipit të shpëtimit, por fatkeqësishnuk mundën të shpëtonin Topin.