Lajme

Aksidenti në Sarandë/ 32-vjeçari ndëroj jetë, shokët e tij nisen drejt Tiranës

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme që ndodhi në aksin rrugor Kranë – Konispol, me një viktimë dhe tre të plagosur. Mësohet se dy prej të plagosurve janë nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa, viktima është identifikuar si Klement Kristidhi 32 vjec, i cili ishte edhe drejtues i mjetit.

Faxnews mëson se Arjan Gribura, 31 vjeç kishtë frakturë të shtyllës kurrizore, frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë të këmbës se majtë, u nis për Tiranë. Agron Muhametaj, 22 vjeç kishte frakturë të shtyllës kurrizore edhe ky u dërgua në Tiranë.

Ndërsa i i treti Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç ishte pa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Të katërt të rinjt që ishin në makinën që u aksidentua ishin banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol. Bëhet me dije se 32-vjeçari që ndërroi jetë sapo ishte kthyer nga Gjermania, pasi ishte emigrant aty prej 6 vitesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: