Categories Lajme

Aksidenti që shoi familjen Gushi në Levan-Vlorë, lihet në qeli shoferi 22-vjeçar i “Audit”

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin në aksin Levan-Vlorë, ku u shua familja Gushi.   Drejtuesi i automjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik nuk ishte i pranishëm në seanca, por është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj  me prokurë. Seanca është drejtuar nga Viola Canaj

Mësohet se gjatë seancës, avokati i Madanit ka kërkuar një masë më të lehtësuar duke sjellë në vëmendje situatën e rënduar psikologjike të të riut pas aksidentit. Sipas tij, Madani, i cili ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë kujdes shëndetësor, është në gjendje të rënduar.

Kujtojmë se në aksidentin e 25 qershorit humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe. Kryefamiljari që ishte në timon po udhëtonte me një shpejtësi brenda normave të lejuara 90-100 km/h.

Kurse, të p lagosur mbetën, drejtuesi i Audit Igli Madani dhe dy pasagjerë të tij.  Igli Madani raportohet se ka qenë me një shpejtësi 200 km/h  në momentin e aksidentit dhe e ka goditur nga pas makinën tip “Toyota” që udhëtonte familja Gushi.

Sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”. Për pasojë automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME