Categories Lajme

Aksidenti tragjik/ Babai i dy fëmijëve u nis të bënte pazarin, e përplasi për vdekje 17-vjeçari…

Detaje nga aksidenti me pasojë vdekjen që ndodhi të dielën në Divjakë. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesditës rreth orës 14:10, në aksin rrugor Tre Urat-Çermë.

Fatmir Muça, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, dyshohet se është përplasur nga një mjet tip fuoristradë. Muça ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Në një komunikatë zyrtare, Policia tha se “një 64-vjeçar me inicialet F.M., nga Zhamë Sektor, dyshohet se është përplasur nga një mjet tip fuoristradë. 64-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biaçikletë kur është përplasur dhe ka gjetur vdekjen në vend”.

Mësohet se menjëherë pas aksidentit, shtetasi J.G., 17 vjeç, i cili dyshohet se ishte në drejtim të automjetit tip fuoristradë, ishte larguar nga vendngjarja.

Mirëpo, Policia e Lushnjës vetëm disa orë pas aksidentit ka arritur të gjejë informacione në rrugë operative, si dhe nga dëshmitarë okularë.

Rreth tri orë pas aksidentit, në orët e mbrëmjes ajo njoftoi se autori dyshuar është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lushnjë. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar të papajisur me leje drejtimi.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. Mësohet se 64-vjçari është baba i dy fëmijëve. Ai ka dalë për të bërë pazarin rreth orës 14:00, por nuk mundi të kthehet sërish në shtëpi. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që i morën atij jetën.

Ndërsa Policia po vijon hetimet, dëshmitarët okularë u kanë thënë hetuesve se ishte shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të fuoristardë, ajo që çoi në aksidentimin e Muçës.

Përplasja fatale ka ndodhur në një rrugë, e cila nuk ka lëvizje të shumta automjetesh dhe rruga është në vijë të drejtë. Pritet marrja në pyetje e 17-vjeçarit dhe ekspertiza për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë. /PANORAMA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME