Lajme

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e dy vajzave, shoferit i komunikohet masa e arrestit në spital

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Si pasojë e aksidentit humbën tragjikisht jetën dy pasegjeret, Silva Gjergji nga Rubiku dhe 24-vjeçaria Roxhesa Klironomi, banuese në lagjen nr. 5 Durrës. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur drejtusesi i mjetit tip ‘Ford KA’ Arbër Tivari.

Mësohet se kjo ka qenë dhe darka e fundit për dy të rejat. Të tre së bashku kishin ngrënë darkë në një nga lokalet e Durrësit e më pas rret orës 02:00 të mëngjesit ishin nisur drejt Tiranës. Por ky udhëtim do pritej në mes nga aksidenti që la të vdekura dy të reja dhe plagosi rëndë Tivarin, ndaj të cilit është lëshuar dhe një urdhër arresti pasi rezultoi se ishte i pirë në momentin e përplasjes me barrierat metalike në anë të rrugës.

Në lidhje me aksidentin Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur gjithë dinamikën e përplasjes fatale që përgjaku mëngjesin e djeshëm autostradën Durrës-Tiranë. Sipas Policisë nuk përjashtohet edhe mundësia që Tivari të ketë qenë i detyruar që të devijojë rrugën për ndonjë rrethanë që ende nuk dihet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close