Lajme

Aksidentit tragjik, humbin jetën 4 anëtarët të familjes, arrestohet një person

Katër ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë në fshatin Koshare të Ferizajt në Kosovë. Fatkeqësisht, në aksident humbën jetën katër anëtarët e një familje. Të dy makinat janë të shkatërruar nga forca e përplasjes, siç shikohet nga pamjet.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M. nga Ferizaj si shkaktar i aksidentit.

“Autori E.M., duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, i cili po lëvizte nga drejtimi i kundërt.

Me këtë rast kanë humbur jetën katër persona që ndodheshin në automjetin “Golf II”, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. I pandehuri E.M. është ndaluar”, shkruhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: