Lajme

Aksidentohen dy automjete në aksin rrugor Fier-Patos, nisen me urgjencë drejt spitalit dy persona

Mbrëmjen e sotme janë aksidentuar dy automjete në aksin rrugor Fier-Patos. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Passat”, ky i fundit ka përfunduar në kanal.

Paraprakisht si pasojë e aksidentit raportohet për dy të plagosur, të cilët janë nisur për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe duke ndihmuar në qarkullimin e mjeteve pasi është ngarkuar aksi rrugor që lidh Fierin me Patosin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close