Lajme

Aksidentohen dy makina në Tiranë, marrin para edhe këmbësore

Dy automjete janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar një 60-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në këmbë. Policia bën me dije se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S. Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak, Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close