Lajme

Aksidentohet ambulanca në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, plagoset pacientja që ndodhej në të

Një ambulancë është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në afërsi të ish-sheshit Shqiponja në Tiranë.

Policia bën me dije se ambulanca është përplasur me një tjetër automjet. Për pasojë është dëmtuar pacientja K. I., 66 vjeçe, e cila është transportuar drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close