Categories Lajme

Aksidentohet rëndë në vijat e bardha 55-vjeçarja ne Berat, drejtuesi i mjetit largohet

Një 55-vjeçare është goditur duke kaluar në vijat e bardha nga një motor, që pasi e ka rrëzuar në rrugë është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit në lagjen “Çelepias” të Beratit dhe gruaja e aksidentuar, A.Tahiri, mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motori.

Ajo është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Për identifikimin e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës, të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorit pas aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME