Categories Lajme

Aksidentoi me makinë tre të mitur, arrestohet 23-vjeçar i shpallur në kërkim

Një 23-vjeçar në Kukës i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia për aksidentimin e tre të miturve. Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.L. Më datë 2 janar të këtij viti, ai ka aksidentuar tre të mitur me makinë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të spitalit të Kukësit, ku i riu humbi kontrollin e mjetit. Ai përplasi 3 të mitur të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Njoftimi i policisë: Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME