Lajme

Aksidentoi motorin dhe më pas u largua me shpejtësi, policia e Korçës kap 26-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar të aksidentit të djeshëm pranë fshatit Dvoran. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka përfunduar 26-vjeçari me iniciale S.D i cili dyshohet se me makinën tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin Olgert Jahja. “Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin O. J., që drejtonte një mjet motor tip “Honda”, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me mjet 38-vjeçarin, mbrëmjen e djeshme në Korçë dhe më pas u largua nga vendngjarja, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, u aksidentua shtetasi Olgert Jahja., 38 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin O. J., që drejtonte një mjet motor tip “Honda”, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: