Lajme

Aksidentoi për vdekje dy italianë në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari

17-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë mëngjesin e sotëm (24 gusht), është arrestuar nga policia.

Mësohet se i riu, i identifikuar si Elio Rraku, akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë te parregullt”.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Rr. që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë.Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close