Categories Lajme

Aksion në Bypass-in e Fierit, policia pezullon 54 patenta dhe vendos 71 gjoba

Policia rrugore ka qenë në terren këtë fundjavë për parandalimin e aksidenteve rrugore. Njoftimi zyrtar bën me dije se aksioni ka qenë drejtuar në Bypass-in e Fierit, ku policia ka marrë disa masa për shoferët rebelë.

Mësohet se në 48 orë, policia ka pezulluar 54 patenta dhe ka vendosur 71 gjoba, 32 prej të cilave me vlerën 30 deri në 40 mijë lekë të reja, ndërsa 39 prej tyre me vlerën 2 deri në 4 mijë të reja.

“Fundjava në Bypass-in e Fierit. Policia Rrugore kontrolle intensive me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore. 54 patenta të pezulluara për 48 orë, 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, si dhe 39 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi,  shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë intensifikuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit monitorim me radar në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë konstatuar shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri në 181 km/h, ku si rezultat janë pezulluar 54 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, zbtitje 3 pikë nga leja e drejtimit dhe masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Janë vendosur 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

Gjithashtu janë vendosur edhe 39 masa administrative të tjera me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi më shumë se norma e lejuar, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamerae aparatë fotografik”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME