Categories Lajme

Aksion si në filma! Një makinë po e ndiqte, 45 vjeçari denoncon dhe policia e ndihmon

45-vjeçari në Shkodër denoncon se një makinë po e ndiqte, momenti kur një ‘ushtri’ policësh bllokojnë autorët! Iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli “Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë. Sekuestrohen dy a rmë zj arri, municion lu ftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Shkodër, denoncoi se e ndiqnin disa të panjohur, 1 arrestuar dhe 2 nën hetim! Në makinë iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli

“Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materjalet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME