Categories Lajme

“Akt skandaloz”, Athina zyrtare reagon pas vendimit të Gjykatës për Fredi Belerin: Do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e BE-së me Shqipërinë

Athina zyrtare ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Ministria e Jashtme greke e quan vendimin akt skandaloz, që nuk i takon shtetit të së drejtës dhe që sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë.

Po kështu Greqia paralajmëron se ky vendim do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë.

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve,nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie, sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Një vendim ky që do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës.
Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME