Lajme

Aktivistët lajmërojnë protestën për vajzën nga Kenia: Më 18 nëntor para Drejtorisë së Policisë

Aktivistët kanë njoftuar se më datën 18 nëntor në orën 17:30 do të protestojnë para Drejtorisë së Policisë në kryeqytet për vajzën nga Kenia, e cila rreth tre muaj më parë u gjet e dhunuar jashtë shtëpisë së saj, mirëpo në lidhje me këtë ngjarjes gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte ardhur asnjë reagim nga autoritetet.

Ata kërkojnë nga autoritetet vënien para drejtësisë të autorit që dhunoi Xhoin dhe arsyen se pse autoritetet nuk kanë reaguar deri në momentin kur ngjarja u zbardh nga mediat.

Ndërkohë, javën që lamë pas, Policia e Tiranës doli me nëj deklaratë lidhur me këtë ngjarje duke thënë se ka kryer të gjitha veprimet hetimore që janë deleguar nga Prokuroria.

Dy shoqet e 22-vjeçares Joy, të vetmet që ajo kishte në Shqipëri, thonë se vajza keniane punonte në një kazino në Tiranë dhe jetonte në vendin tonë që nga janari i 2022. Më datë 14 gusht, ajo u gjet pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht, me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close